Vërtetimi, që bizneset apo inidivdët i kanë paguar dritat, nga sot merret online

349
Sigal

Nëse një individ apo një biznes kërkon të marrë një vërtetim që i ka pasur faturat e energjisë, nga dita e sotme mund ta bëjë online, njoftoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Më parë, individi apo përfaqësuesi i biznesit duhet të shkonte fizikisht në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për të dorëzuar dokumentet dhe pastaj të shkonte po fizikisht për të marrë vërtetimin.

Disa institucione shtetërore, por më kryesorja Agjencia e prokurimeve Publike (APP) kanë si kusht pagesën e dritave që të hysh në tender dhe duhet marrë vërtetimi që subjekti nuk ka debi.

Edhe marrja  e shërbimeve në hipoteka, ose për legalizime, ka si kusht që të kesh paguar faturat e dritave, përkundrejt dorëzimit të vërtetimit përkatës.

OSHEE pohon se sot e gjithë procedura bëhet online dhe brenda pesë ditëve merret dokumenti, po online.

Si merret vërtetimi

Vërtetimi i debisë lëshohet në zbatim të: “Rregullorja mbi kushtet e pergjithshme te kontrates se shërbimit universal te furnizimit me Energji Elektrike për klientët fundor” Miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr. 15, datë 10.01.2018; Çdo kërkese e individëve ose subjekteve tregtare të cilët janë mbajtës të një kontratë furnzimi të shërbimtit universal me energji elektrike; Vendim Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar; Procedurave për marrjen e lejeve minerare; Rregullores uniforme të  kontrollit dhe zhvillimit të territorit për ndërtimet e reja; Kërkesave për përftimin e kompensimit të energjisë elektrike; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008 “Per mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm

A.1 Subjektit Aplikues Jo-familjar:

–  Numrat e kontratave të energjisë që i korrespondojnë të gjitha adresave të rregjistruara në QKB/ Rregjistrin e OJF;

–  Në rast se kërkuesi nuk është administrator i shoqërisë mbajtëse e kontratës/ve, është e nevojshme paraqitja e një dokumenti autorizimi me shkrim  shoqëruar me kopjen e kartës ID të administratorit të shoqërisë mbajtës i kontratës/ve.

A.2 Aplikuesi familjar:

–  Lista e gjithë kontratave të Energjisë që ka individi dhe qyteti në të cilën ndodhet kontrata;

–  Në rast se kërkuesi nuk është mbajtësi i kontratës/ve, është e nevojshme paraqitja e një dokumenti autorizimi me shkrim  shoqëruar me kopjen e kartës ID të mbajtësit të kontratës/ve në emer të të cilit do të lëshohet vërtetimi;

Shënim mbi dokumentacionin për të gjithë aplikuesit:

1              Subjektet që kanë me shumë 10 kontrata nevojitet qe listimi të bëhet në një file excel të numrave të kontratave të energjisë që i korrespondojnë të gjitha adresave të rregjistruara në QKB (numri 16 karaktere për kontratat e lidhura para 1 janarit 2019 dhe 9 karaktre për kontratat e lidhura nga 2019 dhe në vijim, e gjeni lart djathtas të fatura zëri Kodi i Klientit. Nese ju nuk jeni i sigurt lutemi bashkëlidhni faturën tuaj ose kopje te librezës).

2              Në rast se objekti është me qera dhe ju nuk rezultoni mbajtës i kontratës se furnizimit pranë FSHU sha. lutemi bashkangjisni kontratën e qerase me subjektin përkatës.

3              Në rast se objekti është në pronësi tuaj dhe ju nuk rezultoni mbajtës i kontratës se furnizimit pranë FSHU sha. lutemi bashkangjisni dokumentin përkatës të pronës.

4              Në rast së ju nuk rezultoni mbajtës i kontratave lutemi aplikoni për këtë shërbim pranë qendrave të shërbimit të klientit te FSHU sha. ose në www.oshee.al/online , duke berë të mundur që tju shërbejmë më mire në të ardhmen.

Hapat e procedurës

–  Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal;

–  Zgjidhni shërbimin “Vërtetim Debie OSHEE”;

–  Klikoni butonin “Përdor”;

–  Plotësoni formularin elektronik;

–  Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;

–  Kërkesa e subjektit i kalohet stafit përkatës për trajtim ;

–  Stafi trajtues kontrollon detyrimet dhe përgatit vërtetimin në formatin e nevojshem;

–  Vërtetimi firmoset elektronikisht nga titullari dhe i dërgohet subjektit kërkues.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

-5 ditë/MONITOR