Versioni grek për “ Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”

555
Një komision i luftëtarëve të Luftës Italo- Greke dhe një prift grek mitropoli Kosmos kanë mbërritur në qytetin e Pogradecit. Kjo vizitën është e treta. Fillimisht ka ardhur një grup priftërinjsh grekë. Duket që kjo vizitë ishte për të parë varrezat e 150 ushtarëve grekë të vrarë në këtë betejë midis ushtarëve italianë dhe atyre grekë.
Ky komision vjen pas një kërcënimi që ka bërë në mediat greke ish nënkryetari dhe deputeti grek Jorgo Surias, i cili ka thënë se Shqipëria duhet të harrojë Bashkimin Europian nëse nuk zhvarros 423 usharët tanë të vrarë në Luftën Italo-Greke në Shqipëri, prej të cilëve 150 ushtarë grekë gjenden në këtë territor. Sipas delegacionit grek së shpejti ata do ta fillojnë nga Pogradec zhvarrimin e ushtarëve grekë. Prifti grek metropolitan është e treta herë që vjen në Pogradec. Para disa kohësh ai ka kontaktuar edhe me një qytetar pogradecar që ka zhvarrosur ushtarët grekë për së dyti, pasi atje u ngritur një fabrikë mobillesh. Siri Merko ka thënë për “Telegraf” se i ka treguar priftit grek të gjitha hollësirat dhe vendin në varreza ku ndodhen ushtarët e vrarë grekë, ku ai i ka zhvarrosur dhe i ka varrosur me dy shokë të tjerë ushtarët grekë të vrarë në vjeshtën e vitit 1940 në kalanë e qytetit të Pogradecit, gjatë përplasjes së tyre me formacionet suhtarake italiane.
Ngjaria 
Siri Merko tregon eskluzivisht për gazetën “Telegraf” se në prill të vitit 1967 punonte në ndërmarrien e ndërtimit në Pogradec. Së bashku me disa punëtorë të tjerë të kësaj ndërmarrje Gjergji Velon (që nuk jeton më) dhe Astrit Afisllari nga fshati Vërdovë janë thirrur nga drejtori i ndërmarrjes dhe iu është komunikuar se tek zona industriale, atje ku ndodhet fabrika e mobiljeve, do të ngrihet një fabrikë karrikesh. Por pikërisht atje ku do të hidhen themelet e kësaj fabrike ndodhet një varrezë e ushtarëve grekë të vrarë në vjeshtën e vitit 1940 në kalanë e Pogradecit. Prandaj na u caktua ne, thotë Siriu, që t`i zhvarrosim ushtarët grekë dhe më pas t`i rivarrosim në kodrën e gështenjave, poshtë depos së ujit, në krahun e djathtë të rrugës për në fshatin Vërdovë. Pasi ishin përgatitur më përpara arkivole të vegjël me dimesione 30 cm me 60 cm. Kështu, thotë Siriu, ndonëse ishte tepër i ri, vetëm 17 vjeç, ai filloi bashkë me shokët e tij të bëjë zhvarrimin e trupave të ushtarëve grekë. Siriu tregon se ushtarët grekë ishin trupa të mëdhenj dhe kishin të gjithë medalione në gjoks me numura dhe simbole të tjera. Ne, thotë ai, gjetëm nëpër varre edhe pagure me konjak “Metaksa” apo dhëmbë floriri që kishte patur ndonjë ushtar i vrarë. Nuk ishin prishur këpucët, togzat dhe rripat. Më pas i morëm rreth 150 arkivolet e vogla me eshtrat e ushtarëve grekë dhe i varrosëm në kodrën e Gështenjave, poshtë depos së ujit, të cilat vazhdojnë të jenë edhe sot aty.
Tragjedia e ushtarëve grekë
Sipas banorit të moshuar të lagjes “Goricë, i cili e mbajnë mend të freskët këtë ngjarje, Arefi Mançellari tregon për “Telegraf” se në atë kohë është zhvilluar lufta Italo –Greke dhe një pjesë e frontit grek ishte nëpër fshatrat rreth Pogradecit, ndërsa fronti i ushtarëve italianë ishte vendosur tek maja e Kalasë së qytetit. Ushtarët grekë ishin vendosur në kodrat rreth qytetit dhe filluan të godasin me artileri të rëndë majën e kalasë ku ndodheshin ushtarët italianë, ndërkohë që vazhdonte goditja me artileri. Një kolonel grek i cili drejtonte forcat greke ka ngatërruar sinjalet dhe ka hedhur në ajër shenjën e gjelbër për sulm, ndërkohë që artileria greke që ndodhej në kodrat e fshatit Rëmenj vazhdonte të qëllonte me artileri kalanë e qytetit dhe predhat greke vranë gabimisht ushtarët grekë të cilët ishin duke u ngjitur në kalanë e qytetit ku do të kryenin luftime me forcat italiane. Janë vrarë jo pak por rreth 150 ushtarë, të cilët më pas, të nesërmen, u varrosën në periferi të qytetit të Pogradecit. Sipas banorqve të lagjes të nesërmen koloneli grek që krijoi tragjedinë ka kryer vetëvrasje nga dëshpërimi. Në vitin 1967 kur do të ndërtohej fabrika e karrikeve varreza e ushtarëve grekë u zhvendosën tek Pylli i Gështenjave ku ndodhen edhe aktualisht. Delegacioni grek ka premtuar se së shpejti do të vijë në Pogradec me një ekip nga Greqia dhe siç duket do të “xhirohet” serial tjetër i “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” edhe në Pogradec.
Sigal