Vendimi /Aeroporti i Vlorës- Qeveria do paguajë 10 vite qyl oligarkun Pacolli, nëse koncesionari nuk del me fitim, kompensohet nga buxheti

197
Sigal

 

 

Aeroporti i Vlorës, garanci 10 vite për humbjet – Vendimi i Qeverisë: Nëse Koncesionari nuk del me fitim, kompensohet nga buxheti

 Në një vendim të fundit të bërë publik në Fletoren Zyrtare të qeverisë, është pasqyruar garancia 10-vjeçare e koncesionarit të aeroportit të Vlorës nëse nuk del me fitim, që do të thotë se do kompensohet nga Buxheti i Shtetit që furnizohet drejtpërdrejt nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Gjatë 10-viteve të para, koncesionari nuk do shqetësohet për asgjë nëse nuk nxjerr fitime, pasi do i ketë kostot e munguara të fitimit të mbuluara nga paratë e popullit, falë qeverisë. Nëse nuk arrihen të ardhurat minimale të fitimit të përshkruara në kontratë përmes shërbimeve aeroportuale, shteti shqiptar ka dalë garant me një vendim të fundit të mbulojë kostot e humbjes.

Vendimi është propozuar si Plani Ndihme nga Belinda Balluku e MIE dhe është miratuar më 25 Maj në mbledhjen e qeverisë.

Ligji i vitit 2015 i siguron koncesionarëve se nuk përballen me humbje nëse nuk sigurojnë të ardhurat e nevojshme nga koncesioni dhe shteti ka të drejtë të mbështesë financiarisht subjekte private që ai i vlerëson me rëndësi strategjike.

Për më tepër, nuk ka një kufi të faturës që qeveria do i paguajë koncesionarit si kompensim nëse nuk arrin fitimet e parashikuara pasi kjo do të llogaritet vit pas viti. “Efektet financiare në buxhetin e shtetit nuk mund të jenë të matshme, sepse do të jenë në varësi të të ardhurave që do të ketë Koncesionari. Pra, në varësi të ecurisë së veprimtarisë ekonomike të subjektit, plani i ndihmës mund të aktivizojë burime shtetërore.”

Shoqëria koncesionare që i është dhënë koncesioni i aeroportit të Vlorës përbëhet nga tre kompani:“Mabco Constructions” Sa, sipas joq 100% në zotërim të oligarkut nga Kosova Behgjet Pacollit, “Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi” në zotërim të disa biznesmenëve turq dhe 2A Group sh.p.k. në zotërim të biznesmenit shqiptar nga Kosova përfitues i shumë tenderave në shtetin fqinj, Valon Ademajt, në konsorciumin e tre kompanive që njihet si “Vlora International Airport – VIA sh.p.k.”.

LIGJI..

“Në rast se të ardhurat bruto vjetore janë më pak se të ardhurat minimale, Autoriteti Kontraktues do t’i paguajë Koncesionarit diferencën midis të ardhurave bruto vjetore të llogaritura nga vlerësuesi sipas nenit 11.3 dhe të ardhurave minimale.”