Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet, termometri do të arrijë 39°C, moti sot

92
Sigal

Moti ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura ku orët e para të ditës do të jenë të dominuara nga kthjellimet. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit.

Bregdeti mbetet pothuajse i gjithi në dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat ne mëngjes do të luhaten 17-26 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje duke luhatur 33-35°C në veri deri në 35-39°C.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.