Vendi përfshihet nga stuhi dëbore

579
Sigal

Kaos në rrugët e verilindjes së Shteteve të Bashkuara, rajonin që gjatë orëve të fundit është goditur nga stuhi të mëdha bore.

Një motoçiklist humbi jetën në një aksident të shkaktuar nga ngricat në rrugë, duke shënuar edhe viktimën e parë të valës së motit të ftohtë. Me qindra janë aksidentet nëpër autostrada.

Niveli i dëborës ka arritur në mbi 25 centimetra në shtete federale si Dakota e Veriut e Jugut, Kansas, Nebraska e Minnesota. Termometri atje shënon deri -20 gradë celcius. Përveçse në rrugë, ngricat kanë shkaktuar probleme në transportin ajror duke u bërë shkak për anulimin e mbi 800 fluturimeve dhe vonesa tek rreth 7 mijë të tjerë.