Vendet e Ballkanit marrin masa ndaj Koronavirusit

540
Sigal

Ndërsa shqetësimi rritet mbi përhapjen e koronavirusit nëpër botë, disa vende të Ballkanit kanë ndërmarrë masa parandaluese, duke publikuar informacion mbi mbrojtjen nga virusi dhe duke shtuar kontrollet mbi udhëtarët.Shumë vende të Ballkanit kanë shtuar masat e sigurisë nëpër aeroporte dhe pika kufitare dhe kanë publikuar informacione paralajmëruese për shtetasit e vet ndërsa frika shtohet për shpërthimin e koronavirusit, i cili ka vrarë mbi 100 njerëz deri tani në Kinë.Serbia ka shtrënguar kontrollet në pikat e kalimit kufitar ndërsa udhëtarët nga zonat e prekura janë detyruar të raportojnë te shërbimet epidemiologjike brenda 24 orësh pasi të hyjnë në vend.Pasagjerët udhëzohen nga një mjek të monitorojnë shëndetin e tyre dhe të masin temperaturën dy herë në ditë. Ministria e Shëndetësisë së Serbisë ka vënë edhe një linjë telefonike në dispozicion të personave që dyshojnë se mund të jenë infektuar.Ministria e Jashtme e Kroacisë të Hënën publikoi këshilla për shtetasit e vet të “shtyjnë deri në një njoftim të dytë udhëtimet për në provincën Hubei dhe në qytetin e Vuhanit.”. Kjo provincë është pika fillestare e virusit.Ministria e shëndetësisë publikoi gjithahstu këshilla për udhëtarët për në Kinë si të mbrojnë veten.Kreu i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kroaci, Antoinette Kaic Rak, tha në një konferencë për shtyp të Hënën se “inspektimet sanitare dhe kontrollet në kufi në Kroaci janë të koordinuara dhe po punojnë në sinkronizim”.Ajo tha se nuk kishte nevojë për panik por duket se frika sakaq ka mbërthyer disa kroatë.Gazeta Slobodna Dalmacija raportoi të Hënën se pak turistë nga azia që po shëtisnin nëpër atraksionet turistike të vendit mbanin tabela në anglisht dhe kroatisht ku shkruhej: “Unë nuk jam nga Kina”.Një autobus me turisë nga Vuhani që së fundmi kishte hyrë në Kroaci, i shtyu disa vendës të frikësohen. Gjithsesi, Kaic Rak tha se grupi ishte kontrolluar më herët në Itali dhe se nuk përbën rrezik.Në Rumani, Ministria e Shëndetësisë tha në një konferencë për shtyp të Hënën se ajo po vendos “seksione speciale” në aeroporte për udhëtarët që mbërrijnë nga Kina, të pajisur me skanerë termalë të aftë për të dalluar pasagjerët e sëmurë. Autoritetet kanë përcaktuar edhe spitalet specifike ku do të duhet të shtrohen njerëzit që dyshohet se janë infektuar.Ndërkohë, ministria tha se ka në plan të vendosë në karantinë të përkohshme një asamble folklori që po kthehet nga Kina. Grupi ka 25 anëtarë dhe pritet të mbërrijë në Bukuresht të Martën.Duke filluar nga e Hëna, Maqedonia e Veriut ka vendosur kamera termale në aeroportin e Shkupit për të dalluar njerëzit potencialisht të infektuar.Autoritetet kanë frikë se infeksioni mund të mbërrijë nga fluturimet që vijnë nga Dubai dhe Stambolli, të cilat përdoren nga udhëtarët nga Kina në disa raste si pika tranziti. Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha të Hënën se në dijeninë e saj, asnjë shtetas maqedonas që është aktualisht apo ka qenë më parë në Kinë, nuk rezulton të jetë i infektuar.Të Martën, Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipce siguroi publikun se një grup aktorësh nga Teatri Kombëtar i Maqedonisë, që u kthye javën e kaluar nga Kina, është vizutuar në Pekin dhe Stamboll dhe asnjë prej tyre nuk ka shfaqur shenja infektimi.Në Malin e Zi, policia kufitare po kontrollon pasagjerët që vijnë nga Kina dhe, nëse do të jetë e nevojshme, ata do të ekzaminohen nga Inspektimi Shëndetësor dhe Sanitar. Menaxhmenti i aeroporteve të Malit të Zi këmbënguli se nuk ka nevoje për masa më të ashpra për shkak se Mali i Zi nuk ka lidhje ajrore direkte me Kinën.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Boban Mugosa, tha se nuk ka pacientë me koronavirus në Malin e Zi tani për tani. Ai tha se punëtorët në kompaninë kineze CRBC, e cila po ndërton një autostradë në Malin e Zi, po mbahen nën monitorim. Sipas CRBC-së, ka 393 shtetas kinezë që po punojnë në autostradë.

“Ata janë nën mbikëqyrje dhe çdo 12 orë ne marrim informacion mbi shëndetin e tyre. Këto punëtore nuk kanë simptoma aktualisht që të mund të lidhen me virusin,” tha Mugosa për median vendëse.Ministria e Shëndetësisë në Moldavi tha të Hënën se nuk ka identifikuar asnjë si të infektuar por masat parandaluese janë ndërmarrë duke dërguar instruksione te policia kufitare dhe doganat se si duhet të trajtojnë rastet e mundshme.Në Shqipëri, autoritetet njoftuan se kanë vendosur kontrolle shtesë në Aeroportin e Rinasit për udhëtarë nga lindja e largët që mund të sjellin virusin.Bullgaria deri tanuk nuk ka marrë masa parandaluese shtesë, por Qendra për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare e vendit tha se po përgatitej për një shpërthim të mundshëm duke porositur pajisje diagnostikuese.Kosova gjithashtu nuk ka ndërmarrë masa shtesë sigurie ndërsa Ministria e Shëndetësisë tha se ishte duke vlerësuar gjendjen.