Vëllai plagosi me automatik vëllain, dalin detaje të reja për ngjarjen në Lushnje

67
Sigal

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e kësaj të premte ku si pasojë një 65 vjeçar është plagosur me armë zjarri nga vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në momentin që Faik Veliu ka dalë jashtë banesës për tu kujdesur për bagëtitë e tij dhe është goditur me armë zjarri automatik nga largësia nga një person të cilin ai nuk arriti ta shikonte.

Ndërkohë në tërësi të kësaj ngjarje policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit i cili rezulton se është Sami Veliu ka qëlluar me armë zjarri kënddrejtë vëllait të tij.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje janë bërë konfliktet për pronësinë.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë.

Kapet autori i plagosjes së 65-vjeçarit.

Sekuestrohet municion luftarak dhe arma e zjarrit automatik me të cilën autori kreu krimin.

Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta hetimore e profesionale dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit, i cili është vëllai i 65-vjeçarit.

Kronologjia:

Shtetasi F. V., rreth orës 05:00, ka dalë jashtë banesës për tu kujdesur për bagëtitë e tij dhe është goditur me armë zjarri automatik nga largësia nga një person të cilin ai nuk arriti ta shikonte.

Autori u largua nga vendngjarja dhe u fsheh në një banesë të braktisur në fshatin Ngurrëz e Vogël. Pas krehjes së zonës dhe veprimeve hetimore operacionale, Policia bëri të mundur kapjen e autorit bashkë me armën e zjarrit, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Sami Veliu ka qëlluar me armë zjarri kënddrejtë vëllait të tij për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” shtetasin Sami Veliu.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.