Veliaj prezanton projektin: Ja si do të ndryshojë “Pazari i Ri”

470
Bashkia e Tiranës do të vendosë në zbatim një projekt për shndërrimin e Pazarit të Ri në një pikë turistike. Ky projekt do të nisë në tetor dhe pritet të realizohet në një hark të shkurtër kohor. Plani parashikon rregullimin e ndërtesave për rreth si dhe do të krijohen hapësira për restorante. “Nisim projektin në tetor për ta kthyer nga një skutë në zonën më atraktive. Do të jetë një nga projektet më të bukura të Tiranës dhe një hapësirë e re turistike për qytetin”, shprehet Veliaj. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, kreu i bashkisë ka postuar dhe disa foto që tregojnë sesi do të transformohet “Pazari i Ri”.
Sigal