Veliaj përgënjeshtron lajmin: Jam mirë me shëndet, nuk jam larguar nga Tirana

287
Sigal

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përgenjeshtruar të hënën lajmin që qarkulloi në disa media, se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është dërguar për kurim në Turqi.

Veliaj, që prej 28 korrikut i vetëkarantinuar në banesë pasi rezultoi i infektuar me Covid-19, ka njoftuar se është mirë dhe se ndodhet në Tiranë, në shtëpinë e tij në lagjen Kodra e Diellit:

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, ka shkuar Veliaj në mesazh, teksa ka shpërndarë dhe vendndodhjen e tij përmes aplikacionit WhatsApp.