Veliaj: PD ka degraduar, nuk është parti që ofron alternativë

296
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur për herë të parë për për gjobën që i është vendosur Partisë Demokratike dhe akuzave që shpërthyen se firma e punonjësit të Bashkisë ishte e falsifikuar. Qytetari i parë i Tiranës hodhi poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se punonjësi i Policisë bashkiake Besmir Karaj ka firmosur faturën e gjobës. Gjithashtu, kryebashkiaku tha se fatura financiare për PD-në është “vulosur” edhe me firmën e tij. Ai thotë se i del për zot vërtetësisë së këtij dokumenti ndërshkues për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së 8 Dhjetorit. 
“Polici më dhimbset se qëlloi të ishte në detyrë. E kuptoj që polici që duhet të shoqëronte fletën e gjobës rezultoi se ishte djali i kreut të PD në Fushë-Krujë. Kjo bashkinë e nderon “, u shpreh Veliaj. Kryetari i Bashkisë nuk ka lënë pa komentuar edhe ironinë që kryedeomkrati Basha bëri pas gjobës, kur tha se do t’i cojë një kastravec 163 mm të gjatë. Sipas Veliaj, kjo është shprehje e një gjuhe “rrugaçërie dhe të degraduar”. “Basha ka degraduar, PD ka degraduar, nuk kanë asnjë koment. Ta bëjë lesh e li me gjuhë rrugacërire. Basha, kastravec hyri dhe ashtu doli nga bashkia”, – u shpreh Veliaj. “PD nuk është parti që ofron alternativë, ofron vetëm dhunë, 4 vite e plackitën tani vijnë dhe e vandalizojnë”, shtoi më tej kryebashkiaku i Tiranës.