Veliaj: Më 3 janar do të spostohet stacioni i autobusave të jugut, do të zhvendoset tek Kthesa e Kamzës

610
Sigal

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se më 3 janar do të spostohet stacioni i autobusave të jugut, duke e zhvendosur tek vendi i quajtur Kthesa e Kamzës.

“Në 3 janar spostohet stacioni i autobusave të jugut. Stacioni i autobusave do të zhvendoset në Kamëz. Do të zhvendoset tek Kthesa e Kamzës. Në janar nis puna edhe për pjesën tjetër të Unazës së Re.”, u shpreh ai në mbledhjen e Këshillit  Bashkiak.