Veliaj: Jo regjistrime në shkolla mbi kapacitetet

538
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me drejtorët e shkollave për të prezantuar planin e masave. Veliaj i porosit drejtuesit e institucioneve të arsimit të mos kryejnë asnjë regjistrim më shumë se kapacitetet që kanë klasat për të mos sjellë mbingarkesë të tyre. Në prag të vitit të ri shkollor, në institucionet e arsimit që janë edhe më të njohur në Tiranë shënohet fluks regjistrimesh dhe kërkesat çdo vit janë edhe më të larta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës në një takim me drejtuesit e shkollave, u kërkoi atyre të mos bëjnë regjistrime mbi kapacitetet që kanë këto institucione duke krijuar mbipopullime të klasave. Nga ana e saj Bashkia e Tiranës thotë se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve infrastrukturore të përshtatshme për shkollat në të cilat është investuar. Gjithashtu në muajin shtator hapen 3 shkolla të reja, ndërsa gjatë katër viteve Veliaj ka ambicien për ndërtimin e 20 shkollave të reja. Viti i ri shkollor nis më 11 shtator për të gjithë arsimin parauniversitar. Për regjistrimet, ndiqet praktika dhe rregulli i i shkollës më të afërt me vendbanimin. Gjatë këtij takimi, kryebashkiaku Veliaj tha se do të vijojë investimet edhe për pajisjen e shkollave me sistemin e ngrohjes për të përballuar dimrin.
Sigal