Veliaj: 1 milion turistë në muaj vizitojnë Tiranën

Tirana pret çdo muaj rreth 1 milionë vizitorë. Gjatë një takimi me guidat turistike, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi rëndësinë e turizmit për ekonominë e qytetit

“Duke qenë se kemi një milionë turistë çdo muaj, sa dyfishi i popullsisë tonë, fakti që Tirana është ende e pastër, fakti që ende kemi respekt për njëri-tjetrin në grup, fakti që respektojmë trafikun, që i lëmë hotelet dhe Airbnb në gjendje siç i gjetëm, meriton gjithë falenderimin dhe respektin nga ana ime”.

Sigal

Veliaj tha se turistët që vizitojnë Tiranën tashmë janë ambasadorë të vendit tonë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një Tiranë plot me turistë sot. Është shumë e rëndësishme që kemi marrëdhënie shumë të mira mes shtetesh, mes qytetesh, por marrëdhëniet më speciale janë mes njerëzve, sepse çdo turist e qytetar kthehet në një ambasador që përhap lajme të mira për vendet që viziton dhe për eksperiencat që ka. Turistët e pranishëm u shprehën entuziastë për mikpritjen dhe për bukuritë që ofron Tirana. Ata vlerësuan ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në qytet dhe shprehën dëshirën për t’u kthyer përsëri”.

Kulla e Sahatit, Xhamia e “Et’hem Beut”, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Bunk Art 2, Shtëpia me Gjethe, Piramida janë vetëm disa prej atraksioneve që tërheqin vëmendjen e turistëve. Për t’u ardhur në ndihmë, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe pika informacioni në disa pika kyçe të qytetit.