Vdekja tragjike e 7 vjeçares në Himarë, prokuroria nis hetimet ndaj të gjitha institucioneve që japin leje për mjetet lundruese (Detajet)

64
Sigal

Vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia, ka vënë në lëvizje prokurorinë e cila ka nisur verifikimet nëse ka kordinim mes institucioneve përgjegjesë për dhënien e lejeve për mjetet lundruese apo jo.

Për këtë çështje prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për të gjitha institucionet që jo japin lejet por edhe duhet të garantojnë sigurinë e qytetarëve.

Burime nga institucioni i akuzes së Vlorës bën me dije se janë duke u kryer verifikime për të parë nëse në vendin ku ndodhi aksidenti janë përcaktuar vendet e mjeteve të lundrimit se ku do të dislokohen. Po kështu do të verifikohen edhe lejet e lëshuara nga kapiteneria që duhet të verifikojë se ku do lundronin mjetet e licensuara.