Vdekja e 13-vjeçares/ Tre fëmijët e tjerë në QSUT, ja ku dyshojnë mjekët

694
Një 13-vjeçare ka humbur jetën dje në fshatin Berishë të njësisë administrative Iballë në bashkinë e Fushë Arrëzit, ndërsa tre fëmijët e tjerë të familjes Smajli ndodhen në QSUT për të marrë trajtim mjekësor. Burime nga QSUT bëjnë me dije se vetëm vajza 11-vjecare ka shfaqur probleme me shëndetin dhe ndodhet e shtruar në reaminacionin e pediatrisë.
Vajza po trajtohet për bronko-pneumoni dhe gjendja e saj paraqitet stabël. Sipas burimeve nga QSUT, mjekët nuk dyshojnë se vajza është me fruth, ndërsa gjendja e dy vëllezërve të saj 16 dhe 17 vjeç paraqitet pa shenja virale, por po mbahen nën vëzhgim.
Një ditë më parë mjeku i zonës së thellë malore Gegë Bejtja, i cili ka shkuar pranë familjes Smajli që ka humbur vajzën, bën të ditur se thuajse e gjithë familja është prekur nga një gjendje virale, por nuk ka përcaktuar shkakun. Edhe ISHP ende nuk ka konfirmuar shkakun për vdekjen e 13-vjecares.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Pukë ka ngritur një ekip lidhur me këtë rast, i cili pritet të mbërrijë në zonën e thellë malore për të parë nga afër gjendjen, ndërsa do të mësohet nëse fëmijët e kësaj familje e cila jeton nën minimumin jetik ishin të vaksinuar.
Sigal