Sigal

Protesta studentore nuk ka të ndaluar.

Pas bojkotit total të ditës së sotme, studentët do të vazhdojnë të protestojnë për të fituar të drejtat e tyre.

Ditën e sotme, studentët kanë prezantuar edhe një platformë të tyre, me anë të të cilës plotësohen kërkesat e tyre.

Ja deklarata e Këshillit Studentor të Shkencave të Natyrës:

Studentë dhe studente të cilët keni qëndruar të bashkuar dhe të vendosur për t’i shkuar deri në fund KAUZËS për një ‘ARSIM CILESOR’. Këto ditë të ftohta janari, këto ditë shprese dhe lirie, kanë qenë pjesë aktive e një proteste paqësore e kreative.

Por duhen përmendur edhe mbledhjet studentore të përditshme në fakultet kanë krijuar një frymë lirie dhe një vendosmëri të patundur për të realizuar në mënyrë maksimale objektivat që ka kjo protestë.

Në këtë protestë kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë paqësorë deri në fund. Ne do të luftojmë dhe sot arma jonë më e fortë mbetet ‘FJALA’ dhe ‘BOJKOTI’ ndaj këtij arsimi të ulët, ndaj kësaj jete universitare që ka qenë larg cilësisë.

Po ashtu, njëzëri studentët në çdo mbledhje kanë vendosur që me gjithë forcën e tyre do ta çojnë protestën deri në fund, deri në momentin e FITORES SË KAUZËS.

Ndaj nesër Keshilli Studentor i Fakultetit bën thirrje për të gjithë studentet e fakultetit që në ora 9:00 të bashkohemi në protestën që do të zhvillohet në oborret e fakultetit.

Bëjmë thirrje për çdo student të fakultetit të mbështesë kauzën, të bëhet pjesë e protestës tonë dhe vetëm të bashkuar do t’ia dalim.

Mësimi i vërtetë nesër bëhet në oborr!

#janarifitores

#sakrifice

#kurajo

#bashkim

#fitore

#mestudentet

#BOJKOTO