Gazetarët shqiptarë siç e kanë paralajmëruar prej ditësh po protestojnë sot kundra paketës ‘Anti shpifje’ para godinës së Parlamentit ku pritet dhe të hidhet në votim për t’u miratuar.
I gjithë komuniteti i medias njëzëri kërkojnë hedhjen poshtë të dy projektligjeve të cilat i japin fuqi të plotë AMA-s për të vëzhguar, kontrolluar dhe penalizuar mediat, sidomos ato online të cilat do të jenë dhe më të prekurat nga paketa e formuluar prej qeverisë shqiptare.
Me pankarta pikante dhe thirrje qeverisë për tu tërhequr gazetarët janë ‘instaluar’ në sheshin para Parlamentit në pritje të ligjvënësve dhe fjalës së tyre të fundit.