Sigal

Për të katërtën ditë me radhe tërmetet po vazhdojnë të mbajnë në ankth shumë njerëz.

IGJEUM ka regjistruar se paku edhe 4 goditje të tjera tërmeti gjatë natës dhe në orët e paradites, së sotme.

Tërmetet sipas IGJEUM

1-Në orën 00:26 me magnitudë 2.4, thellësi 3 km dhe me epiqendër Mazhe e Madhe.

2-Në orën 00:50 me magnitudë 2, thellësi 10 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

3-Në orën 00:59 me magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.

4-Në orën 7:41 me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.