Vatër e re, një tjetër qytet i shtohet hartës së zonave të prekura nga koronavirusi

346
Sigal

Hartës së zonave të prekura me koronavirus në Shqipëri i është shtuar edhe Kruja.

Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli konfirmoi se në këtë qytet është konstatuar një rast me koronavirus, ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar në 146.

Në spital gjenden 72 persona të shtruar, katër prej të cilëve janë në trajtim intensiv, kurse të tjerët marrin shërbimin në shtëpi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar