Vatër e madhe flakësh pushton Ullishtet e Belshit

447
Një vatër e madhë zjarri raportohet të jetë përhapur ditën e sotme në fshatin Sefran, në afërsi të Belshit.
Flakët janë përhapur në gjithë sipërfaqen e kodrave me ullishte, dhe aktualisht janë vetëm pronarët e tyre që po luftojnë me flakët për të bërë të mundur izolimin e tyre. Burime bëjnë me dije se vatra e zjarrit ka marrë përmasa të mëdha dhe është kërkuar ndihma e zjarrfikësve nga Belshi dhe Elbasani.
Sigal