Vasili për sistemin shëndetësor: Paratë po shpërdorohen me koncesione, demotivim për mjekët dhe infermierët

100
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimet me të cilat përballet sot sektori i shëndetësisë.

Në një tryezë për shëndetësinë, Vasili theksoi se nëse faturat e korrupsionit nuk do të iknin për vjedhje përmes skemave të PPP-ve, shëndetësia sot do të ishte në kushte të tjera.

“Faturat e korrupsionit, na japin idenë se me miliardat e vjedhura mund të bëjnë zhvillim të jashtëzakonshëm.

Paratë po shpërdorohen siç janë koncesionet dhe kjo ka demotivuar klasën e madhe të mjekëve dhe infermierëve. Ne kemi pasur disa arritje të shënuara që matin sistemet shëndetësore në botë, siç është ulja e vdekshmëritë foshnjore. Teknologjitë shkuan deri në skajet më të largëta të vendit.

Qytetarëve iu dha ndihmë dhe afër banesave, pra mundësitë ekzistojnë. Kjo situatë do të normalizohet me rikthimin në pushtet.”, tha Vasili.