Vasili: Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët që dalin nga primaret

113
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh në studion e ABC Live që ka një dakordësi ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë në lidhje me zgjedhjet lokale. Sipas tij dakordësia është që atje ku një parti ka kryetarin e bashkisë, partia tjetër do të drejtojë këshillin bashkiak.

Qëllimi kryesor i zgjedhjeve lokale dhe i kësaj marrëveshje sipas tij, do të jetë fitorja e opozitës.

Për të, ky mekanizëm apo ‘dakordësi’ do të sigurojë edhe llogaridhënien e drejtpërdrejtë, në momentin që kemi një asgjësim të pluralizmit.

Sipas tij“element themelor është angazhimi i çdo resursi për zbardhjen e të gjitha dosjeve, për inceneratorët por edhe për banesat sociale, 3% nuk janë marrë nga bashkia. Bashkia Tiranë ka marrë një vendim të paligjshëm, ka shumë bashki që kanë falimentuar, dhe ka shumë dosje që të zbardhen por do të bëhen publike”.

Për deputetin e PL Vasili, Z. Berisha nuk është vënë në dyshim asnjëherë, dhe ai ka aktualisht shumicën dërrmuese Brenda PD.

Problemi qëndron shumë thjeshtë, legjitimiteti në çdo forcë politike, vjen nga vota. Ky është mekanizmi që ka krijuar demokracia, nuk ka moment të dytë, dhe votimet e deritanishme kanë treguar legjitimitetin e Z. Berisha në strukturat drejtuese të saj, çdo gjë tjetër jashtë kësaj janë pazare dhe vetëm kaq” tha Vasili.