Varfëria, Shqipëria e fundit në Europë

121
Sigal

Zhduken fondet e familjeve që marrin asistencë sociale, paratë i kalojnë koncesionarëve. Me 32% të mesatares europiane, vendi ynë regjistrohet si më i varfëri në kontinentë. Abdulla Omuri: Çmimet janë rritur, shteti po diskriminon invalidët e punës me pensionet qesharake

Problemet e shtresave në nevojë që kanë të bëjnë me pensionet vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Ndër problemet kryesore për këto shtresa mbetet niveli i ulët i pensioneve dhe problemet me ndihmën shëndetësore. Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri shprehet se: Ndoqa dje mbledhjen e komisjonit parlamentar të ekonomisë, ku diskutohej, për mbështetjen e kompanive që kryejne sherbime, me buxhet shtesë nga buxheti i shtetit. Në mbrojtje të kësaj iniciative ishte Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave. Kemi kaq kohë që i kemi kërkuar Ministrisë së Financave për shikimin e gjendjes dhe niveli i ulët i pensioneve. Si mund të jetojë një familje prej 4 vetash me një pension mujor invaliditeti nga 8600 deri 16200 lekë në muaj. Është po Drejtoria e Buxhetit që kundërshton të drejtën për të jetuar për invalidët e punës, të cilët kanë kontribuar në skemë. Ka kundërshtuar dhe kundërshton rishikimin e pensioneve të invalideve të punës. Për të mbështetur kompani të ndryshme, paska fonde drejtoria e buxhetit, ndërsa për njerzit që duan të jetojnë nuk ka fonde buxheti. Është e qartë ka ardhur dita që do të flasim me fakte dhe me emra kush është pengesa për përmirësimin e gjendjes së invalidëve të punës. Ka ardhur koha që vetes tonë t’i dalim zot. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët demokratike. Boll me mashtrime dhe diskriminime. Boooollë . Thirrni ndërgjegjes drejtues të Ministrisë së Financave.