Vajza jep lajmin e madh: U operua në zemër i intubuar, Limoz Dizdari fiton betejën me vdekjen

199
Sigal

“Nuk kam fjale te falenderoj mjeket dhe gjithe stafin ne Reaminacionin e Spitalit Shefqet Ndroqi (Sanatoriumi), te cilet si heronj te vertete luftuan dhe sollen ne jete babin tone Limoz Dizdari. Ai ishte i intubuar qe nga data 2 maj dhe shume shpejt u pa se kishte jo vetem mushkrite pa funksion, po edhe nje zemer qe kishte bere infarkt akut te pergjithshem.

U vendos me shume shpejtesi qe zemres t’i viheshin kater unaza per te bere te mundur fuksionimin e saj dhe ne date 13 maj ne familjaret nenshkruam lejen qe ai te futej ne operacion i intubuar. Une bleva bileten dhe u pergatita per nje funeral. Por mjeket bene mrekulli ate dite, mjeket por edhe shpirti i pamposhtur i tim eti. Ata e permbushen me sukses operacionin dhe ai jetoi.

Nje staf i tere iu dedikua per jave te tera. Me shume dashuri, entuziasem bene cdo gje, bile edhe e mbushen sallen e reaminacionit me muziken e tij, qe t’i ngrinin humorin. Nje nder njerezit me te spikatur, qe sa here hynte ne salle perconte drite, force dhe shprese ishte doktoreshe Alma Cami, e paperkulur, asnjehere e ndrydhur nga momentet delikate ku jeta e pacientit ndodhej.

Ajo i dha force atij, stafit te saj dhe gjithe neve. Ishin shume njerez qe takova ato dite, nga doktoresha e zemres Nevila Caushi, Doktor Agroni, doktoreshe Marjeta, kryeinfermieria Klementina, infermieret Ana, Mira, Eneida, Sametin, fizioterapistet Sergio dhe Bruno dhe sanitaret Moza dhe Etleva.

Te gjithe dhane cdo gje, punuan nate e dite dhe pacienti i tyre reagoi, filloi te permiresohet. Dhe une, e pergatitur per nje funeral, pashe me syte e mi si babin e ngriten dhe sheruan keta heronj te heshtur, per te cilet nuk para duam te mendojme, se na kujtojne momente te veshtira. Por per mua ata do te mbeten perhere ne mendjen dhe zemren time!

Ju faleminderit pa fund te gjitheve! Nje dite do te vij dhe do te luaj nje koncert vetem per ju dhe te shpreh mirenjohjen time me te vetmen menyre qe di, me muzike”.