Ushtroi dhunë ndaj të motrës, arrestohet 36-vjeçari në Gramsh

26
Sigal

Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj të motrës.

Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.