Ushtria “pushton” aeroportin e Rinasit

562
Sigal

Hyn menjëherë në zbatim urdhri i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo vendosi që pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të vendosë në perimetrin e tij efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura. Disa orë pas urdhrit, forca të ushtrisë janë parë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar duke dhënë përshtypjen e një shteti ushtarak.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Neni 173

  1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.

LIGJI I PUSHTETEVE TE DREJTIMIT TE FORCAVE TE ARMATOSURA

Neni 22

Përdorimi i Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.