‘Ushtari’ i Dumanit, gjykata jep masën e sigurisë për Henrik Hoxhaj

430
Sigal

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Henrik Hoxhajn. I cilësuar si ‘ushtari’ i Dumanit, Hoxhaj akuzohet për 7 vepra penale.

Po ditën e sotme, masa arrest me burg i është komunikuar në spital edhe Nuredin Dumanit. Mbi të rëndojnë 17 vepra të rënda penale, ai po mbahet nën vëzhgim dhe po trajtohet për shkak të plagosjes një muaj më parë.

Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘ushtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri.