Ushtari amerikan ndan dhimbjen në Facebook për efektivin Basha: Fluturo lart vëlla

493
Dhimbjen për vrasjen e efektivit të Ibrahim Bashës nuk e kanë ndjerë vetëm familjarët dhe kolegët e tij në Shqipëri, por edhe miqtë që ai pati krijuar në misionet paqeruajtëse. Një ndër ta është edhe Brandon Holifield, ushtarak i trupave Komando Amerikane që ka qenë bashkë me Ibrahim Bashën në Afganistan. Ai ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” tre foto nga koha kur ata ishin bashkë, duke e shoqëruar me një koment ku shpreh dhimbjen për humbjen e mikut të tij. 
“Më ka kapur një trishtim i thellë, kur kam mësuar se shoku im, vëllai im, Ibrahim Basha, nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më mikpriti në familjen shqiptare me krahë të hapur e me zemër të dashur. 
Zemra ime është copëtuar kur kam mësuar se pas largimit nga komuniteti i forcave speciale të ushtrisë, ai iu bashkua forcave speciale të policisë, dhe u vra jo duke luftuar në Afganistan në frontin e luftës, por kur u kthye në shtëpi midis njerëzve të tij. Ibrahim fluturo lart vëlla! Ashtu sikur dikur bënim shaka. “Do të shihemi në Valhalla shoku im”, shkruan Brandon. 
Sigal