Universiteti i Mjekësisë  pas dëmtimeve nga tërmeti mbyll dyert deri në datën 6 janar

240

Universiteti i Mjekësisë ka pezulluar mësimin deri në datën 6 janar të vitit 2020.

Sipas vendimit të rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata stuentët nuk do të zhvillojnë mësim për shkak të dëmtimeve të tërmetit.

Që nga termeti i 26 Nëntorit, në godinat qendrore janë raportuar dëme të shumta që rrezikojnë sigurinë e studentëve.

Kujtojmë që edhe universiteti Politeknik ka patur dëme të shumta në godina dhe mësimi ka qenë i pezulluar këto ditë, ndryshe nga universitet e tjera.