Universiteti Bujqësor i vetmi që vazhdon mësimin për festa

467
Sigal

Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka përcaktuar në institucionet arsimore, 12 ditë si periudhë pushimi për ndërrimin e viteve, i vetmi që vazhdon mësimin për festa është Universiteti Bujqësor.

Për shkak të tërmetit të fortë të 26 nëntorit, rektorati i UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS vendosi zëvendësimin e orëve të pazhvilluara mësimore në ditët e pushimit të festave, nga data 23 dhjetor deri më 27 dhjetor. Ndërsa dita e Krishtlindjes, 25 dhjetori, do të jetë pushim për këta studentë.

“Unë jam specialiste e laboratorit e lidhur direkt me mësimin e mendoj se është një vendim i drejtë, se diferenca kohore nuk është pozitive për të kuptuar mësimin. Shkëputja ndikon negativisht”, shprehet specialistja e laboratorit.

“Do rikuperojmë orët e humbura. Mua më shqetëson pak, se vij nga rrethet e kisha bërë plan të largohesha por më pengoi. Të gjitha universitetet kanë marrë pushimet e do i zëvendësojnë pas vitit të ri… Mësimi është zhvilluar normalisht, kanë ardhur pedagogët”, shprehen studentët.