Ulje temperaturash, rrebeshe shiu dhe …/ Moti vjen me surpriza, ja çfarë në pret javën e ardhshme (Foto)

331
Sigal

Ditët me mot të qëndrueshëm e me temperatura të larta duket se i erdhi fundi, ndërsa java që vjen do të rikthejë motin e paqëndrueshëm e reshjet e shiut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e hënë parashikohet të nisë me mot të paqëndrueshëm, ndërsa e marta do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin.

Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites.

Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për tu rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet. Temperaturat do të pësojnë ndryshime, me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.