Ulen temperaturat/ Reshje bore gjatë natës në Bulqizë, ‘zbardhen’ disa fshatra

Fshatrat e Bulqizës janë përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e kaluar.

Sigal

Trashësia e bardhësisë ka arritur deri në 10 centimetra, por pa krijuar probleme me qarkullimin e automjeteve.

Reshjet e borës në këtë periudhë janë problematike për bujqësinë në një kohë kur shumë pemë frutore kanë çelur. Reshjet e borës gjithashtu kanë përfshirë edhe fshatrat e Dibrës.

Në Lurë trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra, ndërsa  edhe atje nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.