Ujësjellësi Elbasan, pagesa të paligjshme kryebashkiakut Sejdini. Dëmi financiar dhe përgjegjësit

2176
KLSH, “Ujësjellës Kanalizime Elbasan”, pagesa të paligjshme kryetarit Sejdini dhe anëtarëve të këshillit
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në datë 13 gusht 2015, ka rezultuar me gjetje negative për shoqërinë e ujësjellës kanalizimeve Elbasan, ja cilat janë shkeljet
Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një kontrolli të hollësishëm, bërë mbi procedurat e emërimit dhe vendosjes së pagesave për kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, në Elbasan Qazim Sejdini dhe anëtarëve të këtij këshilli, ka vërejtur një sërë parregullsish. Fillimisht është vënë re se, në vitin 2014 në QKR, ka vetëm një aksioner dhe ajo është Bashkia Elbasan. Kjo shoqëri ka në përbërje të saj 185 punonjës. Në 29 gusht 2014, është urdhëruar administratori i shoqërisë “Elber” shpk, të nënshkruajë marrëveshjen me shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Elbasan”. Kjo gjë është bërë me qëllim që shoqëria “Elber” të pranonte transferimin e veprimtarisë së saj ekonomike tek “Ujësjellës Kanalizime Elbasan” shpk. Transferimi i veprimtarisë ekonomike është bërë në datë 1 shtator 2014. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Ujësjellës Kanalizimi Elbasan” sipas një kontrolli të kryer nga KLSH, janë paguar me shumën prej 1799591, për periudhën shtator 2014- korrik 2015. Po këshilli mbikëqyrës ka përcaktuar edhe pagën e drejtorit të Ujësjellës kanalizimeve, në masën 120 mijë lekë në muaj. 

Por anëtarë të këshillit mbikëqyrës nuk janë emëruar persona që kryejnë kontroll –revizionim. Po kështu këta anëtarë nuk kanë deklaratë për konflikt interesi. Paga mujore e kryetarit të këshillit mbikëqyrës nuk është bërë në masën 30% të pagës mujore të sekretarit të përgjithshëm të Prefekturës, po kështu nuk është respektuar edhe vendosja e pagës në masën 20% të kësaj page për anëtarët e këshillit mbikëqyrës. 

Ujësjellës Kanalizime Elbasan, ka kryer emërime dhe pagesa për punonjësit e saj në kundërshtim me VKM. Si paga e drejtorit, ajo e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, paga e sekretarit të këshillit mbikëqyrës në masën 15 mijë lekë në muaj, nuk janë të justifikuara. Ndërkohë Ujësjellës Kanalizime pretendon, se pagesën prej 15,000 lekë/muaj e kanë vendosur, pasi Shoqërinë e kanë konsideruar si shoqëritë strategjike, ndërkohë që kjo Shoqëri aksionet i ka transferuar në pushtetin vendor dhe klasifikohet si Shoqëri jo strategjike, për pasojë sekretari i këshillit mbikëqyrës duhet të paguhet me 5,000 lekë në muaj. Klasifikimi i shoqërive është përcaktuar në VKM nr. 642, datë 11.10.2005 “Për këshillat mbikëqyrës të shoqërive anonime shtetërore” pika 6, përcaktohet se: Anëtarët e këshillit mbikëqyrës përfitojnë shpërblim për pjesëmarrje në këshillat mbikëqyrës si më poshtë vijon: shkronja c ku përcaktohet se:

c) Në shoqëritë anonime shtetërore jo strategjike vendore, për kryetarin, në masën 30 për qind të pagës mujore të sekretarit të përgjithshëm të prefekturës dhe për anëtarët e tjerë të këshillit mbikëqyrës, 20 për qind të kësaj page.

Alisa Isaj me detyrën e sekretarit të këshillit mbikëqyrës është paguar në vlerën e 92.500 lekë. Kjo ka shkaktuar një dëm në buxhetin e shoqërisë, pasi nuk është bërë në kufijtë e 5 mijë lekëve të rinj, por në masën e 150 mijë lekëve. Kjo në kundërshtim me udhëzimin e METE, të vitit 2009. 

Dëmet nga pagat
Brenda një viti buxhetit të shoqërisë i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm edhe si pasojë e pagës së gabuar që i është përcaktuar drejtorit të shoqërisë së ujësjellës kanalizimeve në Elbasan. Vlera e këtij dëmi shkon në 741,895 lekë. Nga auditimi rezulton se pagesa e këshillit mbikëqyrës është bërë mbi pagën e drejtorit të Shoqërisë në masën 120,000 lekë/muaj. Prandaj edhe shpërblimet e këshillit mbikëqyrës të Ujësjellës sh.a Elbasan Qytet si shoqëri anonime vendore duhet të llogariteshin bazuar në pagën mujore të sekretarit të përgjithshëm të prefekturës dhe konkretisht në VKM nr. 642, datë 11.10.2005 “Për këshillat mbikëqyrës të shoqërive anonime shtetërore” pika 6. Ku përcaktohet se: Anëtarët e këshillit mbikëqyrës përfitojnë shpërblim për pjesëmarrje në këshillat mbikëqyrës si më poshtë vijon: shkronja c ku përcaktohet se: c) Në shoqëritë anonime shtetërore jo strategjike vendore, për kryetarin, në masën 30 për qind të pagës mujore të sekretarit të përgjithshëm të prefekturës dhe për anëtarët e tjerë të këshillit mbikëqyrës, 20 për qind të kësaj page.

Me kërkesën e grupit të auditimit të KLSH shoqëria Ujësjellës sh.a Elbasan Qytet mori nga Prefektura e Qarkut Elbasan, e cila bazuar në VKM nr. 524, datë 16.08.2012 Lidhja nr 1, Kategoria III- ka vërtetuar se paga e sekretarit të përgjithshëm të prefekturës është në pagën neto 88,680 lekë/muaj. Pra përllogaritjet e pagesës së kryetarit të këshillit mbikëqyrës duhet të llogaritej mbi këtë pagë dhe jo mbi pagën prej 120,000 lekë/muaj me një diferencë prej 9,396 lekë/ muaj. Ose nga 120,00 x 30% = 36,000 lekë që është llogaritur, duhej llogaritur mbi pagën 88,680 lekë x 30% = 26,604 lekë, pra Kryetari i këshillit mbikëqyrës është paguar tepër për 9,396 lekë/muaj. (36,000 -26,604). Ndërsa përllogaritjet e pagesës për anëtarët e këshillit mbikëqyrës duhet të kryheshin mbi këtë pagë dhe jo mbi pagën prej 120,000 lekë me një diferencë prej 6,264 lekë/ muaj. Ose nga 120,000 x 20% = 24,000 lekë që është llogaritur , duhet llogaritur mbi pagën 88,680 lekë x 20% = 17,736 lekë, pra anëtarët e këshillit mbikëqyrës janë paguar tepër për 6,264 lekë/muaj. (24,000-17,736). 

Nga përllogaritjet e bëra rezulton se si pasojë e mos llogaritjes së pagave mbi përqindjen e pagës së sekretarit të përgjithshëm të prefekturës në masën 88,680 lekë, por mbi pagën prej 120,000 lekë, të Drejtorit të Shoqërisë , për periudhën nga data 01.01.2013 deri 30.06.2015 i është shkaktuar Shoqërisë Ujësjellës sh.a. Elbasan, një dëm ekonomik prej 649,395 lekë, nga e cila vlera prej 429,086 lekë pagë e përfituar tepër, ndërsa vlera prej 220,309 lekë, tatim në burim i pa llogaritur i pa ndalur dhe pa arkëtuar, në kundërshtim me nenin 33 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar. Respektivisht ndaj personave të mëposhtëm:

1. Irland Sina Kryetar i këshillit mbikëqyrës vlerën prej 155,558 lekë, nga e cila vlera 103,356 lekë pagesë e tepërt dhe vlera prej 52,200 lekë, tatim në burim i pa llogaritur i pa ndalur dhe pa arkëtuar.
Pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës respektivisht:
2. Klevis Xhoxhi, vlerën prej 103,704 lekë, nga e cila vlera 68,904 lekë pagesë e tepërt dhe vlera prej 34,800 lekë, në burim i pa llogaritur i pa ndalur dhe pa arkëtuar.
3. Arben Xhina, vlerën prej 103,704 lekë, nga e cila vlera 68,904 lekë pagesë e tepërt dhe vlera prej 34,800 lekë, tatim në burim i pa llogaritur i pa ndalur dhe pa arkëtuar.
4. Qemal Tusha, vlerën prej 103,704 lekë, nga e cila vlera 68,904 lekë pagesë e tepërt dhe vlera prej 34,800 lekë, tatim në burim i pa llogaritur i pa ndalur dhe pa arkëtuar.
5. Klajd Gripshi, vlerën prej 103,704 lekë, nga e cila vlera 68,904 lekë pagesë e tepërt dhe vlera prej 34,800 lekë, tatim në burim i pa llogaritur i pa ndalur dhe pa arkëtuar.
6. Ilirjan Balliu, vlerën prej 79,021 lekë, nga e cila vlera 50,112 lekë pagesë e tepërt dhe vlera prej 28,909 lekë, tatim në burim i pa llogaritur i pa ndalur dhe pa arkëtuar.
7. Alisa Isaj,me detyrë arkiviste në Ujësjellës sha Elbasan qytet njëherazi edhe e ngarkuar me detyrën e sekretares të këshillit mbikëqyrës duhet të kthejë shumën prej 92,500 lekë, pasi është paguar me pagën 15,000 lekë/muaj, nga 5,000 lekë/muaj që duhej të paguhej.
Shkelje janë bërë edhe në emërimet në detyrë të personave që njëkohësisht kanë qenë edhe anëtarë të këshillit mbikëqyrës. Kështu, Klajd Gripshi me detyrë Jurist, emëruar anëtar i këshillit mbikëqyrës me vendimin nr. 50 datë 24.06.2014 të kryetarit të Asamblesë Aksionerëve , është i punësuar Specialist Jurist i Shërbimeve Mbështetëse Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve dhe Ujerave, Elbasan,në vartësi nga Ministrisë Mjedisit. Ilirjan Balliu emëruar anëtar i këshillit mbikëqyrës me vendimin nr. 71,datë 19.09.2014, të kryetarit të Asamblesë Aksionerëve, është punësuar në Qarkun Elbasan Drejtor i Drejtorisë Rajonale Shërbimeve te Transportit Rrugor Elbasan. Emërimi i këtyre 2 punonjësve në detyrën e anëtarit të këshillit mbikëqyrës, është bërë pa u pajisur me autorizimin e eprorit direkt dhe nuk kanë njoftuar edhe njësitë e burimeve njerëzore, në Qendrat e Punës ku punonin.

Por kush janë përgjegjësit e këtyre shkeljeve?
a. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme respektivisht: 
Qazim Sejdini, kryetar i Ansamblesë, kryetar i Bashkisë Elbasan 
b. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës: 
1. Irland Sina, Kryetar i këshillit mbikëqyrës 
Pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës respektivisht:
2. Klevis Xhoxhi, 
3. Arben Xhina, 
4. Qemal Tusha, 
5. Klajd Gripshi
6. Ilirjan Balliu,

– Alisa Isaj, Arkiviste dhe sekretare e këshillit mbikëqyrës
Për mos kontroll dhe lejimin e shkaktimit të dëmit ekonomik Ujësjellës sha Elbasan Qytet, në vlerën prej 741,895 lekë, përveç Këshillit Mbikëqyrës,mbajnë përgjegjësi Drejtori i Shoqërisë z. Altin Cenolli dhe Kryetare e Degës ekonomike znj. Albana Sulmina, (kjo e fundit edhe për mos ndalesën e tatimit në burim duke shkaktuar dëmin ekonomik për vlerën prej 220,309 lekë, në kundërshtim me nenin 33 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar.), pasi me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë lejuar që këshilli mbikëqyrës të paguhet jo mbi përqindjen e pagës së sekretarit të përgjithshëm të prefekturës në masën 88,680 lekë, por mbi pagën prej 120,000 e Drejtorit të Shoqërisë për periudhën nga data 01.01.2013 deri 30.07.2015 për pasojë i është shkaktuar Shoqërisë Ujësjellës sha Elbasan Qytet, një dëm ekonomik në vlerën prej 429,086 lekë. 
Sigal