Udhëzimi i Tahirit, vlera e makinës suaj pas konfiskimit

646
Sigal

Ministri Sajmir Tahiri ka nxjerrë një udhëzim të ri për proceduarat që ndiqen pas konfiskimit të automjeteve. Udhëzimi nr. 75, datë 13.3. 2014 “Për proceduarat që ndiqen për administrimin e automjeteve dhe motomjeteve që kalojnë në rezervat materiale të shtetit si pasojë e konfiskimit”. “Mjetet e konfiskuara nga Policia pranohen dhe merren në dorëzim në drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit. Për kategorizimin e mjeteve të konfiskuara, drejtori i përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit ngre komisionin përkatës. Komisionet për kategorizimin përbëhen nga jo më pak se 5 anëtarë dhe në përbërjen e tyre marrin pjesë detyrimisht specialistë të lartë të fushës (inxhinier mekanik, financierë etj.). Komisioni vendos për:

a) mjete motorike që plotësojnë kushtet teknike për qarkullim;

b) mjete motorike që do të administrohen në skrap, duke përcaktuar njëkohësisht edhe peshën fizike respektive” thuhet në udhëzim.

Automjetet për skrap

Ministri ngre grupin e punës të përbërë nga 5 anëtarë, specialistë të lartë të fushës (inxhinier mekanik, inxhinierë elektrikë financierë etj.) për përcaktimin e koeficientit të matshëm me % (përqindje), si diferencë që përfshin peshën e xhamave; pjesëve plastike të kruskotit, sedilieve, tapiceri, goma, parakolpe, stopa, fenerë etj., që, për shkak të natyrës, nuk përfshihen në kategorinë e skrapeve. Në rast mungese të librezës teknike apo pllakatës metalike që përmban të dhënat e peshës bosh të mjetit, të dhënat për peshën bosh të mjetit kërkohen zyrtarisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor duke i vënë në dispozicion kësaj të fundit listën e mjeteve me të dhënat e plota lidhur me markën, tipin, llojin e mjetit, lëndën djegëse, vitin e prodhimit dhe fuqinë motorike. DPRMSH-ja i dërgon Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tirana listën e mjeteve të kategorizuara për qarkullim me numrat e shasisë për konfirmim, nëse mjeti është në kërkim. Në rast se mjeti nuk rezulton në kërkim, u nënshtrohet procedurave të shitjes me ankand publik. Në rast se mjeti rezulton në kërkim, vijon gjendje pranë Rezervave të Shtetit për procedura të mëtejshme.

Ankandi

Lista e mjeteve motorike që plotësojnë kushtet teknike për qarkullim, që do të shiten me ankand, së bashku me të dhënat përkatëse, për vitin e prodhimit, markën dhe modelin, i dërgohet nga DPRMSH-ja zyrës doganore më të afërt, e cila përdor si burim informacioni buletinet që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet evropiane. Vlerës së dërguar nga zyra doganore i zbritet 50% si koeficient amortizimi për shkak të përdorimit të mjetit. Vlera e mbetur është vlera e mjetit të kategorizuar për qarkullim, e cila do të jetë dhe vlera fillestare e ankandit. Të ardhurat kalojnë në buxhetin e shtetit. Mjetet motorike që plotësojnë kushtet teknike për qarkullim, të cilat u janë nënshtruar procedurave të shitjes me ankand publik për tri herë me radhë dhe procedurat e ankandit kanë dështuar, të trajtohen për skrap. Çmimi i shitjes përcaktohet për kilogram për skrap. Të ardhurat kalojnë në buxhetin e shtetit. Në përfundim të procedurave të shitjes Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vlerën e realizuar nga shitja me ankand. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në rast se pas shitjes së mjetit: – evidenton diferencë të mundshme në lekë, ia kthen atë shkelësit; – evidenton se vlera e shitjes rezulton më e ulët se vlera e gjobës, atëherë vlera e shitjes konsiderohet e ardhur përfundimtare në buxhetin e shtetit dhe kryen sistemimin e veprimeve dokumentare dhe të rakordimit të kontabilitetit