Udhëtimet drejt Gjermanisë, ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

179
Sigal

Nga nesër, do të hiqen të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Ky lajm i mirë për shqiptarët, është bërë i ditur nga Ambasada gjermane në Tiranë. Tashmë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, shkruhet në njoftim.