Uashington, forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore

548
Në një nga mjediset e Kongresit Amerikan dje u mbajt një forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit, ku përfshiheshin ligjvënës amerikanë, si edhe politikanë të rajonit dhe vendeve evropiane-perëndimore, shprehën shqetësimin rreth përpjekjeve ruse për ndërhyrje në rajon dhe ndikimin që mund të kenë rrethana të tjera gjeopolitike në botë tek stabiliteti në rajon. Në këtë forum që trajtoi çështje jetike për Evropën Juglindore, mendimet që shprehën pjesëmarrësit, nxorën në pah jo vetëm nevojën për diskutimin e sfidave gjeopolitike ballë për ballë, por edhe se sa i varur është stabiliteti rajonal dhe botëror tek marrëdhëniet mes vendeve dhe dy anëve të Atlantikut. Pas takimit, një nga organizatorët e tij, ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës, Besim Beqaj, theksuan rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike në rajon në funksion të stabilitetit.
Sigal