U zhduk 17 muaj më parë, gjendet në Greqi trupi i pajetë i emigrantit shqiptar

325
Sigal

Trupi i shqiptarit 36-vjeçar, Laert Beqajt, i cili rezultonte i zhdukur prej 17 muajsh është gjetur tre ditë më parë në një zonë shkëmbore Andro.

Mediat fqinje raportojnë se skenarët për zhdukjen e shqiptarit në mesnatën e 8 prillit 2019 ishin të shumtë, por ende nuk janë konfirmuar.

Sipas detektivit privat, George Tsoukalis, i cili udhëhiqte hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tha se trupi i shqiptarit fatkeq, u pa në një zonë shkëmbore pranë plazhit dhe u identifikua në një laborator.

Sipas hetimeve një ditë para hapjes së lajmit për zhdukjen e tij, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, ra në det.

Por sikurse përmendet në raport deri më sot, askush nuk i kishte kërkuar gjurmët e personit që u hodh në det, pasi ky njeri ishte me identitet të panjohur dhe nuk kishte asnjë ndikim në Rojet Bregdetare ose në ndonjë Autoritet tjetër.

Kamera e sigurisë së anijes e kishin regjistruar njeriun që ra në det dhe pas vëzhgimit të tyre dhe pasi u panë rrobat e tij dhe nga dëshmitë e udhëtarëve, rezultoi se ky njeri ishte Laerti.

Laert Beqaj u pa për herë të fundit natën e 8 prillit 2019, kur ai shkoi në një servis për të riparuar motorin e tij, me mekanikun, që ishte edhe shok i tij. Por servilin e kishin gjetur të mbyllur dhe më pas ishin larguar duke ecur bashkë dhe diku në Rrugën Heraklion rrugët e tyre u ndanë.