U vetëplagos me armë gjahu, në gjendje të rëndë 78-vjeçari në Pogradec

168
Sigal

Një 78-vjeçar në Pogradec është vetëplagosur me armë gjahu gjatë pasdites së të dielës. Njoftohet se incidenti ka ndodhur rreth  orës 14:30, në lagjen Nr. 1 të qytetit, në garazhin e banesës së të moshuarit.

Ai është dërguar për mjekim në  Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Arma e gjahut është sekuestruar nga policia. Nuk dihet nëse plagosja ka qenë aksidentale apo i moshuari i ka qëlluar vetes me qëllim.