U tha se mori plumb në këmbë, flet nga spitali 29-vjeçari: Mjekët mi fshehën pjesët e…

617
Sigal

Ened Bostani është 29-vjeçari që ka mbetur i plagosur në protestën edjeshme të opozitës dhe që fillimisht u raportua se ka marrë një plumb në këmbë .

Nga spitali i Traumës ku po merr edhe ndihmën mjekësore për shkaktë plagëve që ka marrë, i riu u shpreh se ishte  duke filmuar protestuesit  me telefon te hyrja e  Parlamentit me kurriz nga policia dhe aty ka rënë në tokë dhe më pas nuk ka parë asgjë.

“Isha duke filmuar protestuesit tek hyrja e Parlamentit më kurriz nga Policia dhe aty kam rënë në tokë dhe pas kësaj nuk kam parë më asgjë. Shkova në spital nga ku më dhanë ndihmën mjekësore”.

Ndërkohë Bostani flet edhe për plagët që ka marrë duke shpjeguar edhe mjetet e mundshme me të cilat është lënduar. “Në këmbë kam marrë pjesë  metalike që mi fshehën në spital.  Isha i vetëdijshëm për çdo gjë që më bënin. Do marr  prap  pjesë në protestë edhe sikur me paterica të shkoj.  Kam qenë emigrant dhe jam kthyer prej 3 vitesh,  tashmë jam emigrant në shtetin tim. 3 vite që jam kthyer nga emigrimi”.

Faxnews