Sigal

Një grua e cila kishte marrë dy djemtë e saj dhe ishte larguar nga banesa në një fshat të Lezhës, është ndaluar bashkë me dy fëmijët, në aeroportin  Rinasit.

Zhdukja e tyre ndodhi disa ditë më parë, ndërsa mësohet se ka qenë kryefamiljari P. P., 51 vjeç, banues në Manati, i cili ka bërë kallëzim se, i ishin larguar nga banesa bashkëshortja, M. G., 46 vjeçe, dhe dy djemtë e tij, G. P., dhe L. P., vjeç 20 e 16.

Sot Policia ka njoftuar se tre të denoncuarit, si të zhdukur, janë ndaluar në Rinas dhe se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Komisariati i Policisë Lezhë

Njoftimi i datës 23 tetor 2018 – Më datë 22. 10. 2018, shtetasi P. P., vjeç 51, banues në Manati, ka bërë kallëzim se, i janë larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja M. G., vjeçe 46, dhe djemtë e tij, shtetasit G. P., dhe L. P., vjeç 20 e 16. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Njoftimi i datës 26 tetor 2018 – Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. G., vjeçe 46, banuese në Lezhë dhe fëmijëve të saj, G. P., e L. P., vjeç 20 e 16, banues në Lezhë, më datë 24. 10. 2018, u ndaluan në Rinas. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.