U plagos në protestë, flet Ymer Çelaj: Si më dhunuan mua dhe djalin pesë civilët

620
Sigal

Një nga protestuesit e djeshëm të opozitës Ymer Çelaj është shprehur se është dhunuar dje nga pesë civilë. Ai shprehet se bashkë me djalin kanë përfunduar në spital pasi civilët i kanë gjuajtur me qytën e pistoletës.

Çelaj ka marrë plagë në kokë dhe duar dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ai thekson se kanë protestuar në mënyrë paqësore por janë dhunuar nga disa cili që dyshon se kanë qenë policë.

“Jemi në të drejtën tonë për të protestuar. As që iu kisha ndonjë hak dhe as ndonjë borxh njeriu. 5 policë më vëzhguan mua, unë isha me djalin dhe njëri prej tyre më kanë qëlluar në kokë me qytën e pistoletës.

Ndërhyri djali, goditën edhe atë. Unë dyshoj se ishin punonjës policie.

Civili nuk mban pistoletë në protestë. Ne ishim familjarë dhe protestonim. Ishim duke marshuar te parlament.

Djali vijon të jetë në spital në gjendje të rëndë. Plagë kam marrë në kokë edhe këmbë. Isha me serume. Në kokë kam marrë dy plagë.

Djali është sulmuar si unë, është në gjendje të rëndë. Djali ka marrë plagë në kokë, pas veshit dhe mezi mbushet me frymë “, u shpreh Ymer Çelaj.