U pezulluan me dyshimin për shpërdorim detyre, Gjykata e Krujës rikthen në punë dy policë

481
Sigal

Gjykata e Krujës vendosi sot rikthimin në punë të dy policëve të pezulluar më 7 shkurt nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ndërsa la në fuqi kërkesën e prokurorisë për pesë të tjerët të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Muharrem Celami dhe Kadri Daci janë dy prej policëve që u pezulluan nga detyra pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

SHÇBA pas një hetimi disa mujor pezulloi 7 policë me akuzën se kishin favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimet pa leje, kishin manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kishin penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës apo nuk kishin raportuar fare këto ngjarje.

Muharrem Celami dhe Kadri Daci, kanë të dy detyrën e Ndihmës/specialistit për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.