U përplas me makinën ku humbën jetën tre persona, policia arreston shoferin 43-vjeçar

187
Sigal

Policia e Fierit thotë se ka arrestuar 43-vjeçarin, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku tre persona humbën jetën.

Në pranga është vënë shtetasi, Gerti Skënderaj, i cili edhe mbeti i plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë.

Skënderaj mbeti i plagosur bashkë me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare pas përplasjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të fshatit Buzmadh në autostradën Levan-Tepelenë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. (M). S., 43 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në datën 09.06.2022, rreth orës 20:20, në fshatin Buzëmadh, duke drejtuar automjetin tip “Opel Zafira”, është përplasur me automjetin tip “Ford”. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja e tij, shtetasja G. M. dhe vajza e tyre 6 vjeçe, si edhe kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., F. L. dhe B. S., të cilët udhëtonin me automjetin tip “Ford””, thuhet ne njoftimin e policisë.

Ndërkohe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Viktimat:

 Sokrat Lelaj

Bylyre Salaj – vjehrra e Sokrat Lelajt

Fatbardha Lelaj-bashkëshortja e Sokrat Lelajt

Te plagosur:

Gerti Skënderaj

Gladiola Meraj

Vajza 6 vjeçe.