U mbyt dy ditë më parë te Gjiri i Lalëzit, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

168
Sigal

Policia dhe polumbarët kanë gjetur dhe nxjerrë nga deti në Gjirin e Lalëzit trupin e pajetë të një të riu, që u mbyt duke u larë dy ditë më parë.

Policia njofton se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit A. S., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.