U mbyll për shkak të pandemisë, hapet pas 4 muajsh dogana e Bllatës në Dibër

331
Sigal

Pasi qëndroi e mbyllur për 4 muaj me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit, është rihapur sot dogana e Bllatës. Qytetarët shqiptarë e ato të Maqedonisë së Veriut kanë nisur menjëherë lëvizjen në të dy anët. Për shkak edhe të lidhjeve miqësore që kanë dy Dibrat, fluksi ka qenë paska i lartë. Megjithatë në të dy anët e kufirit, qytetarët thonë se nuk kanë patur probleme, ndërsa i janë nënshtruar kontrolleve shëndetësore sipas protokollit të vendosur nga institucionet shtetërore. Pas katër muajsh janë rikthyer për vizitë tek familjet e tyre në shtetin fqinj, por ka edhe nga ata qytetar të Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut që kanë hyrë në vendin tonë për të takuar miq e shokë të cilët kishin katër muaj pa i parë, ndërsa kanë respektuar protokollin e vendosur në kufi.