U largua nga hoteli karantinë, ndëshkohet lushnjari “i pabindur”

344
Sigal

Policia njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka penalizuar me gjobë 253 qytetarë për shkelje të masave të ndalim qarkullimit. Mes tyre është edhe një banor nga Lushnja i karantinuar në një hotel në Korçë.

Burime zyrtare thanë se shtetasi me inicialet O.A nuk ju bind urdhërit të policisë, për të qëndruar në regjim karantine dyjavore. I ardhur nga Greqia dhe i vendosur në karantinë, shtetasi nga Lushnja ka lënë hotelin për arsye ende të paqarta.

Policia bën me dije se e ka penalizuar me masë administrative. Kujtojmë se në 3 hotele të qytetit të Korçës janë vendosur me regjim karantine mbi 80 shtetas shqiptarë të ardhur nga Greqia, por një pjesë e tyre e kanë kundërshtuar këtë detyrim duke nxjerrë si shkak pagesën e hotelit