U kënaqët me diell? Përgatituni, ja çfarë ju pret në ditët e para të shkurtit

545
Të gjithë i kanë shijuar këto ditë me diell, mirëpo, duket se kapriçot e motit do të vazhdojnë dhe ditët me diell do të na duhet t’i kërkojmë sërish.
Meteoalb bën me dije se nga nesër, do të ketë kthjellime dhe temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme.
Gradualisht kjo do të sjellë dhe shtim të vranësirave dhe muaji shkurt, duket se do të na vijë me shi.
Ditët e para të shkurtit do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin dhe nuk përjashtohen as reshjet e borës në zonat malore.
Parashikimi për ditën e nesërme:
Moti mbetet me kthjellime deri në mesditë kur në zonat Qendrore dhe Jugperëndim të vendit, shfaqen vranësira kalimtare. Pasditja do të vijojë në kushtet e kthjellimeve thuajse në të gjithë territorin, përjashtuar ekstremet Veri – Jugperëndim ku ende do të ketë vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit mbeten thuasje konstante në mëngjes ndërsa rënie të lehtë do të shënojnë temperaturat e mesditës.
Sigal