U kapen me 62 mijë litra naftë kontrabandë, shtyhet seanca për 13 të arrestuarit në Durrës

203
Sigal

Seanca për masën e sigurisë së 13 të arrestuarve që u kapën në Durrës me naftë kontrabandë nga Libia është shtyrë.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës janë bërë mungesa e përkthyesit për 9 anëtarët e ekuipazhit të aniljes libaneze.

Arrestimi i tyre dhe tre shqiptarëve erdhi pas një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Guardia di Finanza ku u kapën 62 mijë litra naftë kontrabandë pranë Portit të Durrësit që vinte nga Libia.

Këta persona u kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia që kishte destinacion Shqipërinë. Anijet u konstatuan më 12 janar dhe një ditë më pas u krye operacioni i policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane që arrestoi pjesëtarët e ekuipazhit të anijes “Geni” dhe anijes libiane “Abobakr 124”.

Të gjithë personat e ndaluar do të hetohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.