U kap me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, Arbër Çekaj futet në regjimin ’41 bis’

209
Sigal

Ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë ka miratuar kërkesën e SPAK lidhur me shtetasin Arbër Çekaj i cili u kap në postin e Durrësit me 613 kg lëndë narkotike kokainë.

Çekaj tashmë do të kalojë në regjimin “41 bis” ashtu siç kanë kaluar edhe persona të tjerë të cilët konsiderohen si figura me rrezikshmëri të lartë. Ditën e djeshme u zyrtarizua vendimi i marrë për kalimin në këtë regjim edhe për Redjan Rrajën i cili dyshohet si porositësi i atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Gjithashtu bëhet me dije se në tavolinën e ministrit Ulsi Manja ka edhe emra të tjerë që pritet të zyrtarizohen së shpejti mbi kalimin në regjimin “41 bis”.