Sigal

Një grindje midis dy personave në Tiranë, ka degjeneruar me përdorimin e thikës dhe përfundimin e një të riu, i plagosur, në spital.

Policia Vendore e Tiranës sqaron se u arrestua në flagrancë R. G., 58 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Taulantia”, ka plagosur me thikë I. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 26. 12. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., vjeç 58, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Taulantia”, ka plagosur me thikë shtetasin I. D., vjeç 28, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.